Prej disa orësh, ne mediat italiane qarkullon lajmi i bujshëm se Silvio Berlusconit do të bëhet sërish baba.

Sipas Vanityfair.it, Marta Fascina mund të jetë shtatzënë dhe se Silvio Berlusconi do bëhet në moshën 86-vjeçare.

Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë konfirmim dhe asnjë mohim nga ana e çiftit të sapo martuar.

Lideri i Forza Italia dhe 32-vjeçarja u martuan më 19 mars në një ceremoni madhështore në Milano. Marta është deputete e partisë Forza Italia dhe ka bashkëjetuar me miliarderin prej dy vitesh.

Silvio Berlusconi është baba i pesë fëmijëve me dy martesa. Berlusconi tashmë është edhe gjysh, pasi ka 12 nipër e mbesa.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel