Tifozi turk i futbollit grumbullon 3,000 fanella skuadrash në mini-muzeumin privat (fotot)

25/03/2022 21:23

I zoti krenar i rreth 3,000 bluzave të futbollit, tifozi turk Abdulkadir Cengiz ka një nga koleksionet më të mëdha në botë të këtij lloji.

Pasi mori bluzën e tij të parë të skuadrës së zemrës  Sakaryaspor, në veri të Turqisë në 1985, Cengiz ka mbledhur vazhdimisht veshjet sportive, të cilat i shfaq në vendin ku punon.

Duke folur me rrjetin vendas Anadolu, Cengiz thotë se ka nisur të grumbullojë fanellat e skuadrave të ndryshme që kur ka qenë fëmijë, ndërsa skuadra e tij e preferuar është Sakaryaspor.

“Unë i mblidhja bluzat duke shkuar nëpër ndeshje, nganjëherë duke i kërkuar futbollistëve të m’i jepnin. Por më përpara bluzat bëheshin vetëm për ndeshjen dhe ishte e vështirë t’i merrje”.

Por i patundur nga pasioni i tij Cengiz thotë se vijonte të shtonte bluza futbolli në koleksionin e tij, të cilin shpreson të zgjerojë në 5,000 copë.

45-vjeçari thotë se kërkon një vend më të madh për të shfaqur koleksionin e tij.

Cengiz thotë se kërkon të shfaqë secilën nga bluzat e tij, duke i organizuar në ndarje të veçanta për skuadrat evropiane, aziatike, turke dhe të Lindjes së Mesme.

FOTO GALERI
1/8
Abdulkadir Cengiz ka një nga koleksionet më të mëdha në botë të këtij lloji.

Top Channel