Teksa vijon lufta në Ukrainë, pasojat po i ndjen e gjithë bota. Luftërat zakonisht kanë objektiva të caktuara, por thelbi është pasuria, ekonomia dhe shumë luftëra janë bërë për naftën. Shumë luftëra janë bërë për naftën që konsiderohet ndryshe edhe si ari i zi.
Në këtë kohë lufte, çmimi i naftës rritet e zbret vazhdimisht në vendin tonë. Inxhinieri i naftës, Sazan Guri ka folur në “Top Talk” duke bërë denoncimin e fortë se në vendin tonë po vidhet nafta.
Sazan Guri: Ne e prodhonim naftën, dikur arritëm në 1.2 milionë ton naftë në vit, arriti dhe maksimumin në 2.5 milionë naftë dhe ndërtuam rafineri me mangësitë e vogla. Arriti deri në 2007 e 2008 që prodhonte naftë shqiptare me përmbajtje squfuri jo sic e kërkonte standardi europian. Në këto kushte që duket sikur lufta e ka fajin, ndërsa kriza energjetike është shpallur që në shtator e tetor.
Në të gjitha qeveritë shqiptare, në kundërshtim të interesave të kombit, e mendon dot ta kesh rafinerinë e ta shkatërrosh.
Pyetje: Kemi rezerva naftëmbajtëse?
Sazan Guri: Nafta jonë del nga burimi i Patos Marinzës që është nafta e dytë pas Kanadasë në këtë objekt që quhen ranor. Ndërkohë në Ballkan zë vend të parë. Marinza jep 400 vjet rezervë për naftë. Në 400 vjet naftë, ky qerratai në vend që të marrë energjinë se nafta del me energjinë e vet të shtresës. Kur del me metoda të treta e të katërta, nëse merr 2 ton në ditë, ti i merr 14 ton në ditë. Ky quhet shfrytëzim. Ne jemi aq të aftë sa të udhëzojmë kryeministrin aktual. Më parë ka qenë instituti i naftës që kur një kompani e huaj bënte një studim, e bënim dhe ne paralel.
Top Channel