Për të tretën ditë radhazi zjarret nuk pushojnë në vend. Vlora, Elbasani dhe Fushë-Kruja janë përfshirë nga ky fenomen.

Në Vlorë, mbrëmjen e së dielës zjarret kanë përfshirë disa rrënjë ullinj, por edhe pisha, në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë, pranë Shkollës Tregtare.

Zjarrfikësit kanë qenë menjëherë në vendngjarje dhe kanë mundur të vënë nën kontroll situatën, ndërsa saga e zjarreve në periferitë e Vlorës vazhdon, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Në Fushë-Krujë një vatër është lokalizuar në fshatin Derven në një kanal me shkurre pranë të cilit kalon dhe linja e tensionit të lartë e cila rrezikohej nëse flakët do të përhapeshin.

Raste zjarri janë evidentuar edhe në Elbasan. Në mëngjesin e së dielës zjarrfikësit u përballën me një zjarr në fshatin Petresh. Flakët kishin përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe rreth 2.5 ha (hektarë) u dogjën.

Ndërkohë pasditen e së dielës një tjetër zjarr shfaq në jug të Elbasanit në një pyll me shkurre në fshatin Shushicë. 2 ha (hektarë) sipërfaqe u dogj edhe në këtë zonë, por ndërhyrja e menjëhershme bëri të mundur të ndaleshin flakët para se të përfshinin pyllin me pisha.

Vetën në një javë në zona të ndryshme të Elbasanit janë identifikuar 5 vatra zjarri. Sipas zjarrfikësve shumica e tyre janë zjarre të qëllimshme, por dhe të shkaktuara nga pakujdesia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA