Sërish zjarre mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Zjarri ka rënë në zonën e ujit të ftohtë në afërsi të shkollës tregtare.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin e flakëve të cilat kanë djegur pisha dhe disa rrënjë ullinj.

Sipas zjarrfikëseve situata është në kontroll dhe zjarri është duke u fikur.

Kjo është dita e tretë që zjarret janë shfaqur në fshatrat dhe në zonën periferike të Vlorës, papërgjegjshmëria e banorëve ka bërë që disa qindra rrënjë ullinj shekullor të digjen por dhe pishat mbrëmjen e sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA