21 viktima janë shënuar nga një sulm në rajonin e Merefa, 25 km në veri të qytetit të Kharkiv.

Sulmi i cili ndodhi pasditen e së enjtes, shkatërroi një shkollë, duke lënë pas edhe shumë të plagosur rëndë.

Civilët në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, janë sulmuar vazhdimisht nga Rusia që në fillim të pushtimit më 24 shkurt.

Po ashtu edhe qyteti i Chernihiv në juglindje të Kharkiv, ka pësuar dëme kolosale si pasojë e bombardimeve, ndërsa zyra e prokurorit të  përgjithshëm tha se të paktën 10 veta u vranë të mërkurën ndërsa ishin në radhë për bukë.

Autoritetet vendase thonë se paktën 280 mijë njerëz strehohen ne bodrume dhe vende të tjera më të sigurta në qytet.

Chernihiv,  i cili është afër  me kufirin bjellorus dhe rus, ishte ndër të parat qytete të Ukrainës që u sulmua nga forcat ruse, që kur pushtimi filloi, 3 javë më parë.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA