Zelensky telefonatë më Trump para samitit të G7-ës: E falënderova për mbështetjen e pa ndalur, diskutuam dhe për arritjen e paqes në Ukrainë

14/06/2026 20:27

Pak para se të dy të udhëtonin për në Francë, ku do të marrin pjesë në samitin e G7 që do të mbahet në Evian, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky patën sot një bisedë telefonike që u përqendrua në çështjen e luftës në Ukrainë.

Përveç urimit të Donald Trump për ditëlindjen e tij të 80-të, që është sot, Zelensky falënderoi për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i japin Ukrainës dhe pajisjet ushtarake, nga raketat antitank Javelin deri te raketat antiajrore Patriot.

Kemi disa ide të mira që mund të ndihmojnë në promovimin e paqes dhe mbrojtjen e jetës, shkruan më tej ai.

“Sapo pata një bisedë të shkëlqyer me presidentin e SHBA-së. E urova Presidentin Trump për ditëlindjen e tij dhe patëm një diskutim mjaft të detajuar mbi shumë çështje të rëndësishme – paqja, sigurisht, ishte një prej tyre. I urova Presidentit Trump çdo sukses, mbi të gjitha në punën e tij për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Gjithashtu e falënderova për të gjithë mbështetjen që Amerika i ofron Ukrainës, dhe është e rëndësishme të kujtojmë me mirënjohje çdo hap të kësaj mbështetjeje nga Javelins deri te Patriots”, shkruan Zelensky në X.

“Diskutuam çështje që mund të kontribuojnë në arritjen e paqes tani, dhe e informova presidentin rreth zhvillimeve të fundit në fushën e betejës dhe se si është forcuar pozicioni ynë. Ne ramë dakord që do të diskutojmë më tej gjatë takimit tonë në Samitin e G7. Kemi disa ide të mira që mund të ndihmojnë në promovimin e paqes dhe mbrojtjen e jetës. Faleminderit!”, përfundoi presidenti ukrainas.

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky do të marrin pjesë në të njëjtën seancë pune të samitit të G7 në Francë të martën.

Të dy udhëheqësit mund të takohen pas seancës së punës të së martës, tha një zyrtar i lartë amerikan të shtunën, duke folur në kushte anonimiteti, duke theksuar se një takim zyrtar dypalësh nuk është në axhendën e presidentit të SHBA-së.

Top Channel