SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit
Senatori republikan Mitch McConnell i Kentucky u shtrua në spital mëngjesin e ditës së sotme, sipas zëdhënësit të tij.
“Ai po merr kujdes të shkëlqyer”, tha zëdhënësi David Pope, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth shkakut të shtrimit në spital ose gjendjes së tij.
McConnell, 84 vjeç, ka luftuar me një numër problemesh shëndetësore vitet e fundit, raportoi CNN.
Në mars të vitit 2023, ai pësoi një tronditje dhe brinjë të thyera pas një rrëzimi. Muaj më vonë, ai ‘ngriu’ në mes të një fjalimi gjatë një konference për shtyp në korrik. CNN më vonë raportoi se ai kishte pësuar dy rrëzime të tjera atë vit.
McConnell u bë senator në vitin 1985 dhe u bë udhëheqës i shumicës në vitin 2015, ku ai luajti një rol të rëndësishëm në konfirmimin e qindra gjyqtarëve federalë. Gjatë mandatit të dytë të Trump, McConnell, i cili nuk mban më një pozicion udhëheqës të Senatit, shpesh e ka gjetur veten në kundërshtim me presidentin.
Top Channel