Rusia ankohet për bisedimet: Ne përpjekje kolosale, Kievi “fle gjumë”!

17/03/2022 15:57

Kremlini u ankua për ecurinë e bisedimeve, e doli me pretendimin se  negociatorët e Rusisë janë duke vënë energji kolosale në përpjekje për arritjen e një marrëveshje të mundshme paqeje me Ukrainën.

Por delegacioni i Kievit, sipas zëdhënësit Dmitry Peskov nuk po kalon nw veprim. “Ne nuk po shohim prej pales ukrainase një zell të ngjashëm me atë të Moskës”, tha ai. Ndonwse konfirmoi se elementët e një pakti të mundshëm paqeje prej 15 pikash të zbuluar nga Financial Times “janë në axhendë”, raporti në përgjithësi sipas Peskovit, ishte i pasaktë. Volodimir Zelensky më herët i tregoi vijat e kuqe Rusisë, duke i mëshuar idesë se prioriteti i vendit të tij është “rikthimi i integritetit territorial”.

Zelensky: Bisedimet për Ukrainën, vazhdojnë. Prioriretet e mia janë mëse të qarta: Fundi i luftës, garanci për sigurinë, sovranitet, rikthimi i integritetit territorial, mbrojtje reale për vendin tonë.

Një ditë pas fjalimit në Kongresin amerikan, presidenti ukrainas iu drejtua edhe Bundestagut gjerman, ku i kërkoi Gjermanisë të shembë një mur të ri, atë që mur që pushtimi rus në Ukrainë ngriti në Europë.

Zelensky: E falenderoj Gjermaninë për ndihmën e saj, por ndihma erdhi shumë vonë për të ndaluar luftën. Ju deshët të vazhdonit biznesin me Rusinë, dhe tani ja ku jemi, ne mes të konfliktit. Ishit sërish duke mbrojtur veten tuaj pas një muri, aq sa nuk e patë dot atë që ne po përjetojmë.

Ai i bëri thirrje ligjvënësve gjermanë të frenojnë agresionin rus e të vendosin sanksionet më të ashpra mbi Moskën duke thënë se pqaja është më e rëndësishme se paratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA