Policia e Fierit ka identifikuart dhe ka vënë në pranga dy autorë të dyshuar të zjarrvënies në Fermë Roms ku u dogjën 3000 pemë Paulonja dhe në fshatin Kolonjë ku u dogjën 1 hektarë me pisha.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. M., 60-vjeç dhe shtetasit Sh. B., 57-vjeç, banues në Kolonjë, Lushnjë.

60-vjeçari u kap në flagrancë pasi në fshatin Fermë Roms, ka ndezur disa vatra zjarri dhe për pasojë janë djegur 3000 pemë Paulonja. Ndërsa shtetasi Sh. B., 57-vjeç, në kodrat e fshatit Kolonjë, kishte ndezur zjarr në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një hektar pyll me pisha duke rrezikuar zonën e mbrojtur të “Parkut të Manastirit”.

Më tej, Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA