Kryeministri Edi Rama ka prezantuar të shtunën pasdite paketën e Rezistencës Sociale, ku ka renditur 6 pika.
Në një lidhje live në Facebook Rama tha se do të derdhen 3.6mln lekë për të indeksuar pensionet dhe do të jepen 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që marrin ndihmë sociale.
Rama shtoi se do të tërhiqet dy muaj para futja në fuqi e ligjit për pagat minimale.
Rama: Paketa e Rezistencës ka 6 pika:
1- 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë USD, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve.
2- Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra. Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori: Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale;Pensionistë të invaliditeti;Pensionistë që jetojnë vetëm;Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër;Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike
3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD e cila do të derdhet menjëherë.
4 – Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.
5 – Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë të reja. Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar. Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%!
6 – Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.
7 – Shtojmë me 20 miliardë lekë të reja ose 200 milionë USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.
Top Channel