Hetimet për kanabisin/ Hoxha: Shumica e personave të dyshuar kanë qenë arrestuar gjatë periudhës hetimore

10/03/2022 13:05

22 persona, mes tyre dy punonjës policie janë vënë në pranga në kuadër të një operacioni të ndërmarrë nga SPAK në 5 qytete të vendit, për goditjen e grupeve kriminale, ndërsa janë lëshuar 44 urdhër-arreste, ku është caktuar masa e sigurimit ‘arrest me burg’.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se dy punonjës policie Fejzo Meçaj dhe Adriatik Logli kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Hetime në SPAK janë kryer gjatë një periudhe mbi dy vjeçare dhe është provuar veprimtaria e kundraligjshme e disa të dyshuarve në aktivizimin e kultivimit të kanabisit kryesisht në fshatrat e Vlorës dhe Tepelenës dhe më tej shpërndarja e drogës në qytetin e Tiranës, por veçanërisht në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.

“Kjo ishte një tentativë trafiku e cila kryehej përmes kufirit të gjelbër. Ndërkohë, sikurse bëhet me dije nga burime shumë të sigurta të Top Channel pranë SPAK, shumica e të dyshuarve kanë qenë të arrestuar gjatë kësaj periudhe kohe hetimore”, tha Hoxha.

Sipas saj, për këtë arsye, ditën e djeshme SPAK ka marrë miratime edhe për arrestime të tjera dhe që janë pohuar nga Gjykata e Posaçme me masat e sigurimit personal në mungesë. Ajo thotë se bëhet me dije se mes personave të arrestuar ka shtetasi si Xhevat Filja dhe Ardian Kastrati, por edhe Armando Koçiu i cili konsiderohet si një nga personat kryesorë në këtë trafikim lëndësh narkotike, ku fjala është mbi 300 kg kanabis.

Gjithashtu është vendosur masa e sigurisë në mungesë edhe për një shtetase e quajtur Anxhela Shulku, e cila nuk ka kallëzuar faktin e kultivimit të drogës në fshatrat e Tepelenës, po ashtu, SPAK për shkak të moshës së thyer ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për një 70-vjeçar i dyshuar si kultivues droge”, tha Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA