Kreu i emigracionit në SHBA: Duhet ‘një jetë njeriu’ për të deportuar të gjithë emigratët kriminelë nga New York (fotot)
23/11 21:40
Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të sanksionojë pronarin e klubit të futbollit të Chelsea, Roman Abramovich. Miliarderi rus është një nga 7 oligarkët rusë, asetet e të cilëve bllokohen, në vendimin e fundit të Downing Street.
Në një dokument të Thesarit Britanik, Roman Abramovich përshkruhet si një oligark pro-Kremlinit që ka lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.
Disa ditë më parë, Abramovich hoqi dorë nga presidenca e Chelsea dhe vendosi ta nxirrte klubin në shitje, në një lëvizje që shumë e konsideruan si një përpjekje për të shitur sa më shpejt asetet që të shmangte bllokimin e tyre nga sanksionet.
Top Channel