22/12 18:59
Lufta Rusi-Ukrainë shënon sot ditën e 12-të, ndërsa e vetmja zgjdhje është largimi nga vendi.
Pamjet flasin vetë, të vdekur, banesa të shkatërruara, qytete të braktisura, largime masive.
Largimet masive nuk kanë reshtur që nga dita e parë e luftës, pavarësisht rrezikut se mund t’i kapnin plumbat rusë gjatë rrugës.
Ata kanë lënë gjithçka pas për të shpëtuar nga gjendja e luftës.
Në qytete tashmë nuk dëgjohen të qeshurat e fëmijëve por të qarat e tyre dhe zhurma e bombardimeve.
Kjo është gjendja aktuale e Ukrainës dhe popullit të saj. Nuk dihet se si do të vijojë situata pasi Rusi nuk është tërhequr pavarësisht bisedimeve.
Top Channel