U gjet i pajetë në banesë nga nëna, Prokuroria e Sarandës nuk lejon varrosjen e 40-vjeçarit, trupi niset drejt Tiranës për ekspertizën ligjore
Tre pacientë të infektuar me Covid 19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërkohë që janë shënuar 78 infektime të reja.
Viktimat janë një 68-vjeçar nga Kavaja, një 71-vjeçar nga Tirana dhe një 77-vjeçar nga Durrësi.
Nga 1.146 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 33 qytetarë në Tiranë, 6 në Fier, Gjirokastër, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, 3 në Mirditë, Patos, 2 në Lushnjë, Delvinë, Devoll, Kuçovë, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Pogradec.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 1,531 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,197 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (06 Mars 2022)
Raste të reja ditore 78
Të shëruar në 24 orë 114
Të shtruar në spitale 46
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,146
Testime totale 1,752,127
Raste pozitive 272,210
Raste të shëruara 267,197
Raste Aktive 1,531
Humbje jete 3,482
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 431
Fier 276
Lezhë 189
Elbasan 113
Vlorë 104
Kukës 102
Berat 99
Shkodër 86
Gjirokastër 63
Korçë 45
Durrës 19
Dibër 4
Top Channel