19 pikë diferencë ndajnë Tiranën me Partizanin në këtë fazë të Abissnet Superiores, por kjo nuk e bën më pak të bukur apo interesant derbin e kryeqytetit, ndeshjen më të madhe të futbollit shqiptar që do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Air Albania”.
Bardheblutë kryesues të kampionatit pas 23 javësh do të kërkojnë vazhdimësinë duke u konfirmuar si skuadra më në formë e sezonit edhe pse derbi shpesh i ngjan një ndeshjeje që nuk lidhet me formën aktuale të secilës skuadër.
“Ndërkohë Partizanit fitorja 5-0 ndaj Kukësit i ka dhënë një tjetër ritëm dhe aspekti psikologjik i të kuqve ka ndryshuar tashmë që Europa për ta është më pranë edhe nga kampionati jo vetëm nga alternativa e Kupës së Shqipërisë”
“Pas një mungese relativisht të gjatë në ndeshjet e shkuara, tifozëria në këtë prag derbi duket se ka një interes të madh. Biletat kanë dalë në shitje që nga dita e mërkurë dhe deri në këto momente janë shitur rreth 10.000 bileta, çka premton për një pjesëmarrje të madhe të dy tifozërvie kryeqytetase të cilat gjithmonë kanë qenë qershia mbi tortë e kësaj përballjeje”.
Top Channel