“Nuk do të ketë anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë në BE”, sqarimi i ish-eurodeputetes Pack

03/03/2022 18:16

Ish-eurodeputetja Doris Pack foli sot në emisionin “Top Talk”, për mënyrën si e sheh ajo rrugëtimin e Shqipërisë drejt në Bashkimit Europian.

Sipas ish-eurodeputetes, e vetmja mënyrë që do të përshpejtonte hapat drejt anëtarësimit të vendin tonë në BE, është një sistem më i mirë drejtësie dhe lufta ndaj korrupsionit.

Shqipëria ka bërë shumë përpjekje për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por akoma nuk ia ka arritur qëllimit. E pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, nesër duhet që Shqipëria dhe Maqedonia e veriut, madje i tërë Ballkani Perëndimor të shihet me përparësi për t’u integruar në Bashkim Europian, Doris Pack u përgjigj:

Nuk është e mundur të bësh një anëtarësim të menjëhershëm, është e pamundur të kesh 27 shtete anëtarët që janë në favor. Mund ta shkurtojmë procesin, mund të bëjmë përgatitje për tregun e brendshëm sa më shpejt. Por edhe aty duhet të ketë një sistem më të mirë, duke pasur sistem drejtësie dhe duke luftuar korrupsionin. Të paktën në një periudhë të shkurtër, mund të hyjmë në tregun e brendshëm”.

Top Channel