SHBA godet një tjetër skaf që trafikonte drogë në Paqësor, humbin jetën 3 personat në bord, shkon në 185 numri i viktimave që nga fillimi i operacioneve 27/04 07:48
Një çift ukrainas u bë pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, përmes një lidhje ‘Skype’ nga bodrumi ku po strehoheshin.
Banorë të qytetit të Kharkivit, një prej zonave më të nxehta të luftës në Ukrainë aktualisht, ata rrëfyen se lanë shtëpinë për shkak të rrezikut.
Edhe pse të lodhur e të frikësuar, çifti nuk u ankua për jetën në bodrum.
Ata thjesht uruan që të jenë të sigurt me shpresën që lufta do të marrë fund shpejt.
Të pyetur nga Bieta se ku e gjejnë forcën në këtë situatë të jashtëzakonshme, ata u përqafuan dhe shkëmbyen puthje duke e dhënë përgjigjen në formën më emocionuese.
Top Channel