Nata e pestë e luftës/ Pentagoni: Tre të katërtat e trupave ruse janë tani brenda Ukrainës. Haga do të hetojë pushtimin

28/02/2022 22:21

Ukraina është në ditën e pestë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj. Raundi i parë i bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar. Negociatorët janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime të tjera para raundit të dytë që pritet të zhvillohet në ditët në vijim. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve Bashkuara ka nisur të hënën seancën e jashtëzakonshme ku pritet të dënohet sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

22:21 Rriten shqetësimet për sigurinë! SHBA dëbon diplomatët rusë të OKB-së

SHBA ka dëbuar 12 diplomatë rusë në Kombet e Bashkuara për shqetësime të sigurisë kombëtare, kanë thënë diplomatë amerikanë dhe rusë. Anëtarëve të misionit të Rusisë iu kërkua të largohen nga SHBA për t’u përfshirë në aktivitete jodiplomatike.

22:18 “Nëse do të vrasë veten, ta bëjë si Hitleri”, deklarata e fortë e ambasadorit ukrainas në OKB

Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Sergiy Kyslytsya ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së kësaj të hëne. Gjatë fjalimit të tij, Sergiy Kyslytsya tha se ai mund të vrasë veten ashtu si Adolf Hitleri në maj të vitit 1945 në bunkerin e tij në Berlin të Gjermanisë. Ndërsa shtoi se nuk ka nevojë për armët bërthamore.

21:45 Pentagoni: Tre të katërtat e trupave ruse janë tani brenda Ukrainës

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se pothuajse 75% e forcave ruse të mbledhura në kufijtë e Ukrainës janë tani brenda vendit. Përparimi kryesor i trupave tani është pozicionuar rreth 25 km nga kryeqyteti Kiev, afërsisht një rritje prej 5 km që nga e diela. Ushtarët ende nuk kanë kapur dy qytete kryesore: Kharkiv në verilindje dhe Mariupol në jug.Siç kanë theksuar më parë zyrtarët perëndimorë, trupat nuk po bëjnë përparimin që kishin planifikuar për shkak të çështjeve logjistike dhe rezistencës së ashpër nga luftëtarët ukrainas.

“Ata po përdorin pothuajse gjithçka që kanë në arsenalin e tyre, nga armët e vogla deri në sipërfaqe deri te raketat ajrore, në përpjekje për të ngadalësuar rusët,” tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

20:57 Gjykata e Hagës do hetojë  pushtimin

Gjykata e Hagës do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.”Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë,” tha Karim AA Khan, prokurori i ICC.

“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, tha ai.

19:46 Momenti kur forcat ruse prekën kufirin ukrainas/ Profesori amerikan e zbuloi disa orë para deklaratës së Putin

Një profesor në Kaliforni dhe ekspert i kontrollit të armëve tha se Google Maps e ndihmoi atë të gjurmonte një “bllokim trafiku” që në fakt ishte lëvizja ruse drejt kufirit ukrainas disa orë përpara se presidenti rus, Vladimir Putin të njoftonte sulmin në një fjalim televiziv.

19:25 Google Maps ngatërron rusët në Ukrainë

Edhe Google Maps tashmë është në krah të Ukrainës. Google ka çaktivizuar përkohësisht disa mjete Google Maps në Ukrainë, të cilat ofrojnë të dhëna të drejtpërdrejta të trafikut dhe se sa të zëna janë vendet e ndryshme në një përpjekje për të mbrojtur ukrainasit nga ushtria ruse.

18:20 FIFA dhe UEFA pezullon klubet dhe kombëtaret ruse nga të gjitha garat

Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare përfaqësuese apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja në të gjitha kompeticionet sportive.

18:15 S’arriti të festonte ditëlindjen, kush është vogëlushja ukrainase që u vra nga rusët (Fotot)

Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë gjatë pushtimit rus po rritet çdo ditë. Deri të dielën, komisioneri i Ukrainës për të drejtat e njeriut tha se numri i viktimave civile ishte 210, duke përfshirë edhe fëmijë. Një vajzë shtatë vjeçare vdiq gjatë  sulmit të një kopshti fëmijësh, ka pasur viktima në kryeqytetin Kiev dhe 10 anëtarë të komunitetit etnik grek të Ukrainës u vranë kur fshatrat e tyre në jug u vunë nën zjarrin rus.

18:00 Përfundojnë bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, negociatat do vijojnë

Bisedimet mes dy delegacioneve, Rusi dhe Ukrainë, kanë përfunduar në Bjellorusi dhe palët janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime, deklaroi para gazetarëve Mikhaylo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Palët kanë rënë dakord që të takohen edhe për një raund të dytë bisedimesh. Në momentet e fundit, sapo takimi kishte përfunduar, u dëgjuan tre shpërthime të mëdha në Kiev.

17:50 Gjermania: Do të pranojmë të gjithë refugjatët ukrainas

Gjermania është zotuar se do të pranojë të gjithë refugjatët ukrainas që ikin nga vendi i tyre për shkak të pushtimit rus. Baerbock premtoi gjithashtu më shumë ndihmë humanitare për Ukrainën. Përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Baerbock tha se Putin ka sjellë vuajtje të jashtëzakonshme në Ukrainë, por kjo e fundit nuk është vetëm.

17:40 CNN: Putin nuk e kishte imagjinuar rezistencën e fortë të Ukrainës

Sipas CNN, forcat ruse kanë hasur në rezistencë më të ashpër se sa pritej nga një ushtri ukrainase e papërgatitur dhe e paarmatosur. Rusia, deri më tani ka dështuar në marrjen e qyteteve kryesore në të gjithë Ukrainën. Përveç një sulmi të ashpër nga forcat ukrainase dhe civilët, pushtimi rus ka pësuar sfida logjistike , me ushtarët në vijën e frontit që kanë mungesë karburanti, municioni dhe ushqimi.

17:35 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Lufta në Ukrainë duhet të ndalet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të hënën në mbledhjen e saj të parë urgjente që nga viti 1982, duke theksuar se duhet t’i themi mjaft pushtimit rus. Udhëheqësi i lartë i OKB-së e quajti gjithashtu vendosjen në gatishmëri të armëve bërthamore nga Rusia “një zhvillim rrëqethës”.

17:30 Zelensky nënshkruan aplikimin për t’u bërë pjesë e BE-së

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski të hënën nëshkruajti zyrtarisht aplikimin për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Lajmin e dha përmes një publikimi në Facebook, duke theksuar se “ditën e sotme nënshkruajta aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”. Ai i bëri thirrje edhe më herët Unionit që të përshpejtonte procedurat e anëtarësimit në BE, nisur nga gjendja emergjente që ka prodhuar lufta.

17:29 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Lufta në Ukrainë duhet të ndalet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të hënën në mbledhjen e saj të parë urgjente që nga viti 1982, duke theksuar se duhet t’i themi mjaft pushtimit rus.Udhëheqësi i lartë i OKB-së e quajti gjithashtu vendosjen nw gatishmëri tw armwve bërthamore nga Rusia “një zhvillim rrëqethës”.

17:23 “Është një ferr i vërtetë këtu”/ Kharkiv goditet brutalisht nga rusët me raketa

Një lagje rezidenciale në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është goditur nga një sulm me raketë të hënën, sipas zyrtarëve ukrainas dhe videove të shumta të mediave sociale të verifikuara nga CNN.  Videot tregojnë raketa të shumta që shpërthejnë së bashku në një pjesë rezidenciale të lagjes Saltivka në veri-lindje të Kharkiv, afër një supermarketi. Sipas Këshillit Bashkiak të Kharkiv, bombardimet e fundit të qytetit kanë lënë të vdekur një grua dhe 31 të plagosur.

17:05 Zvicra i bashkohet vendeve evropiane, miraton sanksionet kundër Rusisë

Shteti zvicerian, “destinacion i preferuar” për oligarkët rusë, nuk është më neuatral, por ka vendosur të miratojë të gjitha sanksionet e vendosura tashmë nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë. Pas një takimi të qeverisë këtë të hënë, presidenti i Zvicrës Ignazio Cassis, tha se vendi do të ngrijë menjëherë asetet e presidentit rus Vladimir Putin, kryeministrit Mikhail Mishustin dhe ministrit të jashtëm Sergei Lavrov, si dhe të 367 individëve të sanksionuar javën e kaluar nga BE.

17:00 Ukraina gati për të shitur bono qeveritare ushtarake

Ukraina po mendon të marrë hua nga investitorë ndërkombëtarë të bonove për të financuar forcat e saj të armatosura në betejën e tyre kundër pushtimit rus. “Ministria e Financave u kërkon qytetarëve, bizneseve dhe investitorëve të huaj të mbështesin buxhetin e Ukrainës, duke investuar në bono qeveritare ushtarake”, citohet nga deklarata e kësaj ministrie.

16:51 BE i vendos Ukrainës në dispozicion sistemin e inteligjencës

Bashkimi Europian i ka kërkuar qendrës satelitore në Madrit që t’i ofrojë sistemin e inteligjencës Ukrainës, për të parë lëvizjet e trupave ruse. Kryediplomati Josep Borrell tha gjatë një konference për shtyp se vendet e BE-së janë të vendosura të rrisin më tej mbështetjen e tyre ushtarake dypalëshe për Ukrainën.

16:54 Po ndodh tani: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet për pushtimin rus të Ukrainës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar po zhvillon tani një mbledhje, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon. Në fjalën e tij të hapjes, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid, përsëriti thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm, i pari që nga viti 1982. Ai u bëri thirrje palëve që të përdorin mundësinë e “rrallë” të dialogut për të “de-përshkallëzuar në mënyrë kuptimplotë dhe të shpejtë” situatën.

16:31 “Diktatori i fundit i Evropës”, Alexander Lukashenko mund të jetë një ‘lojtar’ kyç në konfliktin Rusi-Ukrainë. Ja çfarë duhet të dini

Bjellorusia po shfaqet si një lojtar kyç në pushtimin rus të Ukrainës. Inteligjenca ukrainase thotë se Bjellorusia po tregon “gatishmëri për të marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë” në pushtimin e Rusisë, “përveç lejimit të rusëve të përdorin territorin e tyre si dhe duke i lënë ata të kalojnë kufirin” në Ukrainë, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për CNN. Bjellorusia dhe Rusia kanë lidhje të ngushta ushtarake dhe trupat ruse janë vendosur së fundi në Bjellorusi për stërvitje të gjera ushtarake.

16:29 Ndodh për herë të parë! Finlandezët dhe suedezët janë pro anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Pushtimi i Putinit në Ukrainë po ndryshon rrënjësisht pikëpamjet europiane, pasi një sondazh i publikuar nga televizioni finlandez “YLE” ka zbuluar se shumica e popullsisë së vendit janë në favor të anëtarësimit në NATO, dhe kjo ndodh për herë të parë në histori.

16:25 Bombardimet e fundit në Kharkiv, një qytetar i vdekur dhe 31 të plagosur

Bombardimet e fundit të qytetit të Kharkiv kanë lënë të vdekur një grua dhe plagosur 31 persona. Të plagosurit janë 15 ushtarë dhe 16 civilë, sipas Këshillit të qytetit në një deklaratë për shtyp. Gjatë ditëve të fundit, Këshilli i qytetit ka regjistruar 44 të plagosur, përfshirë 20 ushtarakë dhe gjithsej shtatë të vrarë. Shtatë viktimat përfshijnë dy ushtarë dhe pesë civilë.

16:12 Presidenti francez komunikon veçmas me Putinin dhe Zelenskyn

Presidenti francez Emmanuel Macron foli veçmas me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të hënë. Telefonata me Putinin zgjati një orë e 30 minuta, sipas Pallatit Élysée. Macron tha se ai i bëri presion për nevojën e zbatimit të një armëpushimi të menjëhershëm.

16:00 Vijon raundi i tretë i negociatave

Negociatat ndërmjet delegacioneve ukrainase dhe ruse janë ende në vazhdim. Raundi i tretë i bisedimeve do të fillojë pas pak minutash, njoftoi në Twitter, Mykhailo Podoliak, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit.

13:00 Kryeministri ukrainas: Po aplikojmë për t’u anëtarësuar në BE

Ukraina po përgatit një aplikim për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian sipas një procedure të veçantë, tha kryeministri Denis Shmygal. Me anë të një statusi në median e tij sociale, kryeministri ukrainas tha se populli i tij e ka vërtetuar që janë pjesë “integrale e komunitetit evropian”.

Shmygal shkroi që ai vetë kishte komunikuar me homologun slloven për këtë çështje, po ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

12:37 Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqje të trupave

Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse në takimin me delegacionin rus në Bjellorusi. “Çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, thuhet në një njoftim zyrtar. Sipas një njoftimi nga zyra e presidentit, delegacioni është ministri i Mbrojtjes Oleksy Reznikov, këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme, Mykola Tochytskyi. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.

12:07 BE i mbylli hapësirën ajrore, rruga e gjatë që duhet të bëjnë tani avionët rusë

Linjat ajrore ruse po përdorin rrugë të tjera, për të udhëtuar nga territori i Kaliningradit drejt vendeve të detit Baltik, pasi Bashkimi Europian ka mbyllur hapësirën ajrore, si dënim pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën. Kaliningrad, një tokë prej 15,000 km katrorë që i përket Rusisë, ndodhet 300 km në perëndim të kontinentit dhe është vendosur midis vendeve baltike dhe anëtarëve të BE-së, Lituanisë dhe Polonisë. Në vend që të fluturojnë drejtpërsëdrejti mbi Letoni dhe Lituani, aeroplanët rusë tani janë të detyruar të fluturojnë në veri drejt Shën Petërsburgut, pastaj rreth bregut të Baltikut.

10:28 Pasojat e luftës, benzina arrin çmime rekord në Britaninë e Madhe

Çmimi mesatar i një litri benzinë ka arritur në 150 pence britanik pasi pushtimi rus i Ukrainës shton presionin mbi koston globale të naftës.
Simon Williams tha se çmimi mesatar i benzinës arriti në 151.25 pence të dielën, ndërsa nafta në 154.72 pence.  Çmimet e naftës u rritën me mbi 100 dollarë për fuçi pas sanksioneve të ashpra që iu vendosën Rusisë.

FOTO GALERI
4/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA