Po ndodh tani: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet për pushtimin rus të Ukrainës

28/02/2022 16:54

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar po zhvillon tani një mbledhje, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon.

Në fjalën e tij të hapjes, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid, përsëriti thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm, i pari që nga viti 1982.

Ai u bëri thirrje palëve që të përdorin mundësinë e “rrallë” të dialogut për të “de-përshkallëzuar në mënyrë kuptimplotë dhe të shpejtë” situatën.

Të 193 vendet kanë të drejtë fjale në Asamblenë e Përgjithshme, ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, i cili ka pesë anëtarë të përhershëm, me veto dhe 10 anëtarë jo të përhershëm që mbajnë mandate dyvjeçare.

Shahid u ka kërkuar të gjitha kombeve që të demonstrojnë guxim moral dhe të përdorin debatin gjatë ditëve të ardhshme jo për “të nxitur retorikën e luftës, por për t’i dhënë paqes një shans”.

Ai u kujtoi gjithashtu 193 anëtarëve të OKB-së se në vitin 1946 Lidhja e Kombeve u shpërbë për shkak të dështimit të saj për të siguruar një mekanizëm për zbatimin e sigurisë kolektive ndërkombëtare.

Ai tha se OKB-ja u themelua për të marrë masa efektive kolektive për parandalimin dhe heqjen e kërcënimeve ndaj paqes.

Top Channel