Bisedimet me Rusinë, Ukraina do të kërkojë armëpushim dhe tërheqje të trupave

28/02/2022 10:21

Ukraina do të kërkojë armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse në takimin me delegacionin rus në Bjellorusi.

“Delegacioni ukrainas mbërriti në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse”, tha presidenca e Ukrainës në një deklaratë.

“Fokusi i bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, vijon deklarata.

Delegacioni do të jetë Ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme, Mykola Tochytskyi.

Top Channel