Bombardimet e fundit në Kharkiv, një qytetar i vdekur dhe 31 të plagosur

28/02/2022 16:25

Bombardimet e fundit të qytetit të Kharkiv kanë lënë të vdekur një grua dhe plagosur 31 persona.

Të plagosurit janë 15 ushtarë dhe 16 civilë, sipas Këshillit të qytetit në një deklaratë për shtyp.

Gjatë ditëve të fundit, Këshilli i qytetit ka regjistruar 44 të plagosur, përfshirë 20 ushtarakë dhe gjithsej shtatë të vrarë. Shtatë viktimat përfshijnë dy ushtarë dhe pesë civilë.

Forcat ukrainase zprapsën sulmin rus të dielën në një fushë, pikë strategjike pranë Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka qenë nën sulm pothuajse të vazhdueshëm.

Ukraina është në ditën e pestë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj. Sot po mbahet takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi, ndonëse presidenti Volodimir Zelensky nuk pret që të sjellë një zgjidhje për vendin e tij.

Top Channel