Harta/ BE i mbylli hapësirën ajrore, rruga e gjatë që duhet të bëjnë tani avionët rusë

28/02/2022 12:07

Linjat ajrore ruse po përdorin rrugë të tjera, për të udhëtuar nga territori i Kaliningradit drejt vendeve të detit Baltik, pasi Bashkimi Europian ka mbyllur hapësirën ajrore, si dënim pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën.

Kaliningrad, një tokë prej 15,000 km katrorë që i përket Rusisë, ndodhet 300 km në perëndim të kontinentit dhe është vendosur midis vendeve balltike dhe anëtarëve të BE-së, Lituanisë dhe Polonisë.

Në vend që të fluturojnë drejtpërsëdrejti mbi Letoni dhe Lituani, aeroplanët rusë tani janë të detyruar të fluturojnë në veri drejt Shën Petërsburgut, pastaj rreth bregut të Baltikut.

Kanadaja është bërë vendi i fundit, së bashku me vendet e BE-së dhe Britaninë, që ndalon avionët rusë nga hapësira e saj ajrore. Një ditë më parë dhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka njoftoi mbylljen e kufijve për avionët rusë.

 

 

Top Channel