Japonia thyen rekorde, kalon për herë të parë shifrën e 100 mijë persona mbi moshën 100-vjeçare, pjesa më e madhe janë gra 15/09 23:00
Presidenti francez Emmanuel Macron foli veçmas me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të hënë.
Telefonata me Putinin zgjati një orë e 30 minuta, sipas Pallatit Élysée.
Macron tha se ai i bëri presion për nevojën e zbatimit të një armëpushimi të menjëhershëm.
Ukraina është në ditën e pestë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj. Sot po mbahet takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi, ndonëse presidenti Volodimir Zelensky nuk pret që të sjellë një zgjidhje për vendin e tij.
Top Channel