“IuteCredit”, grupi kryesor evropian i financave personale dhuroi 100.000 euro në llogarinë e Bankës Qendrore të Ukrainës për të mbështetur luftën e ukrainasve për liri.
Sipas Tarmo Sild, CEO i “IuteCredit”, kompania nuk ka asnjë aktivitet biznesi në Ukrainë. Por kufiri i lirisë është në Ukrainë dhe vlerat e Iute-së dhe ekipit të saj ndërkombëtar luftohen brenda Ukrainës nga ukrainasit.
“Iute si një kompani ndërkombëtare filloi dhe është rritur falë lirisë së mendimit të njerëzve, lirisë së veprimit dhe sundimit të ligjit. Ne filluam Iute-në me Allar Niinepuu në 2007 si anëtarë vizitorë të delegacionit të kryeministrit estonez Ansip në Republikën e Moldavisë. Qytetarë të një vendi të lirë në një vend tjetër të lirë, 16 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe 87 vjet pas fitores sonë në Luftën e Pavarësisë së Estonisë. Liria ishte fillimi i Iute”.
Sipas Sild, Iute bëri dhurimin monetar sepse paratë janë biznesi i Iute-së dhe ishte më e lehtë t’i hiqje nga rafti. “Megjithatë, ukrainasit do të dinë më së miri se si t’i përdorin paratë, nëse do të blejnë 1000 helmeta, një shtizë apo për të restauruar një ndërtesë në vend pas fitores. Ditët e para të luftës i kanë treguar botës se ata kanë nevojë për burime, pasi nuk do t’u mungojë guximi dhe këmbëngulja”, shtoi Sild.
“IuteCredit”, i themeluar zyrtarisht në 2008 – është një kompani lider evropiane e financave personale. Grupi është i specializuar në kreditë konsumatore nëpërmjet filialeve të tij 100% duke përdorur kapitalin e vet dhe kapitalin e huasë. IuteCredit aktualisht u shërben klientëve në Moldavi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Bullgari.
Misioni i IuteCredit është të krijojë përvojë të jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve.
Këtë vit, “IuteCredit” mori paketën kontrolluese te aksioneve në Energbank në Moldavi, që është një hap në strategjinë e Iute’s për t’u rritur në një grup financiar ndërkombëtar.
Top Channel