Futbollistja ‘më e pafat në botë’ shënon tre-golësh në portën e saj me skuadrën kombëtare (video)

21/02/2022 17:27

Meikayla Moore arriti rekordin e padëshiruar teksa luante me skuadrën kombëtare të Zelands së Re.

Një futbolliste e skuadrës së Liverpool dhe e kombëtares së femrave të Zelandës së Re ka shënuar tre-golëshin e përkryer në fundjavë, por në portën e gabuar duke marrë një ‘rrebesh’ talljesh nga tifozët.

Makthi i Meikayla Moore nisi në ndeshjen miqësore me kombëtaren e SHBA të dielën në Los Angeles kur dërgoi kundërshtarët në avantazh 1-0 pasi mundi portieren e skuadrës së saj nga një goditje e pafat të krosimit amerikan.


Vetëm një minutë më vonë teksa tentonte të spastronte topin më kokë ajo dyfishon avantazhin e SHBA duke shënuar në portën e saj.

Nëntë minuta para mbylljes së pjesës së parë Moore “kompletoi” tre-golështin e saj të tmerrshëm duke shënuar në portën e saj nga një krosim, duke bërë që trajneri Jitka Klimkova ta zëvendësointe në pushim të ndeshjes.

Talljet online për Moore ishin brutale: “Nuk dihet çfarë do të kishte bërë po të kishte qëndruar 90 minuta”, shkruante një prej përdoruesve.

“Duhet të jetë stërvitur nga CIA sesi të sabotojë ndeshjet…,” shkruante një tjetër.

FOTO GALERI
1/3
Një futbolliste e skuadrës së Liverpool dhe e kombëtares së femrave të Zelandës së Re ka shënuar tre-golëshin e përkryer në fundjavë, por në portën e gabuar

Top Channel