Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi “Trupat ukrainase kanë marrë furnizime të bollshme armësh nga vendet perëndimore dhe janë të gatshme për të luftuar e për të marrë me forcë rajonin e Donbasit”, kryeministri i rajonit lindor ukrainas të Donjeckut, Denis Pushilin citohet nga mediat ruse të ketë bërë një deklaratë të tillë , duke theksuar gjithashtu se forcat ukrainase po presin urdhrin e presidentit Volodymir Zelensky për një ofensivë në këtë zonë “në një të ardhme të afërt”.
Ushtarët e tyre janë përgatitur për betejë, por civilët në rajonet e kontrolluara nga rebelët rrezikojnë shumë, sepse mund të gjenden mes shkëmbim zjarri, paralajmëroi Pushilin. Për këtë arsye, tha ai, nisur nga sot 18 shkurt, është organizuar një evakuim masiv i njerëzve drejt federatës ruse. Pushilin shtoi se kategorive më të cenueshme si fëmijët, gratë dhe të moshuarit, do t`i jepët përparësi.
Zyrtarët rusë në rajonin fqinjë të Rostovit presin një fluks të evakuarish, dhe do t`u sigurojnë atyre çdo gjë që u nevojitet.
Njerëzit u nxitën që të mos i injorojnë paralajmërimet dhe “të marrin vendimin e duhur”, teksa u nënvizua se lëvizja do të jetë e përkohshme dhe mund të shpëtojë shumë jetë.
Deklarata u lëshua pasi vëzhguesit e OSBE-së, të dërguar në Ukrainën Lindore për monitorimin e situatës atje, raportuan se këtë javë, ka pasur rritje të ndjeshme të tensioneve e përplasjeve.
Top Channel