Stuhia e fuqishme godet Gjermaninë, mbyllet aeroporti i Hamburgut

17/02/2022 16:13

Një stuhi e fuqishme dhe erëra që mbërrijnë shpejtësinë 152 km/orë, janë përplasur mbi disa rajone të Gjermanisë.

Aeroporti i Hamburgut gati është mbyllur, ndërsa ai i Frankfurtit ka ndërprerë shumë fluturime. Lufthansa anulloi 20 fluturime, e tha se disa të tjerë pritet të kenë vonesa.

Në shumë rajone hekurudhat janë bllokuar për shkak të pemeve të rrëzuar, e ne disa zona ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Dëmet materiale nga stuhia Ylenia ende nuk janë llogaritur, por priten të jenë të mëdha. Autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit, nëse munden të qëndrojnë në shtëpi e për cdo rast, t`i largohen skelave apo linjave të tensionit të lartë.

Ekipet e emergjences kanë qenë në shërbim gjatë gjithë natës. Në landin Renania Veriore-Vestfali sot janë mbyllur shkollat.

Gjatë ditës priten reshje të mëdha shiu, ndërsa mbrëmjen e së shtunës, sipas metereologëve, mund të ketë një tjetër përkeqësim të kushteve atmosferike ne veri dhe në rajonet qendrore të Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA