Një 23-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Durrës, pas kallëzimit të shtetases M.S.

Kjo e fundit akuzon të riun se e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme dhe se e ka marrë me forcë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj!

“Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 23 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. S., banuese në Shijak, se shtetasi K. B., i cili e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, e ka marrë me forcë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA