Në sezonin 2012-13, një nga përforcimet e merkatos së Juventus të Antonio Contes ishte edhe Nicklas Bendtner.
Sulmuesi u transferua në Torino me formulën e huazimit nga Arsenal, ndërsa nuk ia doli të linte gjurmë, pavarësisht se në fund fitoi titullin kampion me bardhezinjtë. Së fundmi, danezi është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij të shkurtër me Juventus, ndërsa tregon ditën e parë në qendrën stërvitore ku ishte habitur nga fakti se shumë lojtarë konsumonin duhan.
“Nuk po arrija të gjeja çunat dhe ishte pak e çuditshme, mbi të gjitha sepse ishte dita e parë me skuadrën. Por, më pas gjeta 10 apo 12 futbollistë në tualet që bisedonin, konsumonin duhan dhe kafe. U surprizova, ishte diçka emocionuese që më bëri të mendoja se do të kisha një eksperiencë argëtuese te Juventus.
A ishin me cigare edhe lojtarë si Pirlo apo Buffon? Po, por çfarë mund t’i thuash atyre të dyve, nëse sheh karrierën e kupton sa profesionistë janë. Etika profesionale që tregohej në fushë dhe atmosfera pozitive në dhomat e zhveshjes ishte e mrekullueshme dhe askush nuk e kiste problem konsumin e duhanit”, u shpreh Bendtner.
Top Channel