Nuk është e thënë që domosdoshmërisht Thomas Strakosha do të lërë Lazion.

Sipas të përditshmes italiane, “Corriere Dello Sport”, çështja e rinovimit të portierit shqiptar nuk është mbyllur përfundimisht. Strakoshës i skadon kontrata me klubin kryeqytetas në qershor, por në periudhën e fundit gjërat kanë ndryshuar. Strakosha ishte titullar në sfidën me Bolonjën dhe duke iu referuar të përditshmes italiane, ende nuk ka akord me ndonjë klub tjetër për t’u transferuar në verë me parametër zero.

Te Lazio po përgatiten për ta thërritur për të diskutuar për të ardhmen dhe ai që dukej një diskutim i mbyllur tani është një çështje, ku gjithçka është e hapur.

Brenda dy javëve, drejtuesit e Lazios do ta thërrasin Strakoshën për të dëgjuar synimet e tij dhe për t’i prezantuar një ofertë për rinovimin. Vetë “gardiani” shqiptar, i lirë nga çdo detyrim me ndonjë klub tjetër, mbetet i hapur për mundësi të tjera, ku përfshihet edhe rinovimi i kontratës. Në tavolinën e Strakoshës, sipas “Corriere dello Sport”, nuk është se ka oferta të parezistueshme, apo të ndonjë klubi që të ketë më shumë sharm se Lazio.

Portieri shqiptar mund të tundohet për të firmosur me garanci ekonomike, por mbi të gjitha teknike. Strakosha kërkon të luajë, jo të qëndrojë në stol. Pak muaj më parë dukej dukej i destinuar për t’u larguar, por tani situata ka ndryshuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA