Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, i tha BBC-së këtë mëngjes se ai kishte frikë se “ne jemi më afër se sa kemi qenë në këtë kontinent, afër luftës për 70 vjet”.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në 1945, u nënshkruan disa pakte për të shmangur konfliktet e ardhshme në kontinent.
Por është e rëndësishme të kujtojmë se Evropa ka përjetuar periudha lufte në 70 vitet e fundit.
Konflikti filloi në Ballkan në vitin 1991 dhe zgjati për një dekadë, duke çuar në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe duke përfshirë Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kroacinë dhe Kosovën. Këto konflikte përfshinin gjithashtu një sërë operacionesh ushtarake të NATO-s.
Ka pasur konflikte të tjera më të fundit, të tilla si luftimet në rajonin e Nagorno-Karabakh në Kaukazin e Jugut.
Rusia ishte gjithashtu e përfshirë në një luftë me separatistët në dy luftërat çeçene – që përfunduan në 1996 dhe 2000 – në rajonin e Kaukazit të Veriut.
Top Channel