Një banesë që përdorej për kultivimin e lëndëve narkotike është identifikuar këtë të premte në zonën e Ndroqit, në Tiranë.
Policia ka gjetur një sasi të madhe të kanabisit. Bimët kanë qenë të mbjella në ambientet e brendshme të shtëpisë dhe për trajtimin e tyre përdoreshin disa pajisje të ndryshme, si llampa me ngrohje, që janë sekuestruar si provë materiale.
Gjatë aksionit, që është urdhëruar nga drejtori i përgjithshëm i policisë, për të kryer kontrolle në të gjithë vendin, në banesë nuk janë gjetur njerëz
Dy punonjës të OSHEE-së janë arrestuar për shpërdorim detyre, pasi nuk kishin njoftuar për sasinë e lartë të energjisë që konsumohej në banesë, ndërsa nuk ka informacione nëse ka pasur lidhje të jashtëligjshme të energjisë.
Top Channel