“Afrohu afrohu!”/ Momenti i arrestimit të vrasësit shqiptar, ekzekutoi me vëllanë dy persona pas konfliktit të pronësisë(VIDEO)

11/02/2022 09:29

Edmond Perdoda, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave bashkë me vëllanë pas një konflikti pronësie është arrestuar nga policia sot në “Lalm të Ri” të Lezhës.

39-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në banesën, ku ai qëndronte janë sekuestruar një kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.

Aleksandër Perdoda

Ai është dënuar edhe më parë në Greqi  për vrasje dhe në Shqipëri për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë lëshoi urdhër ndalimi ndaj tij, pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij Aleksandër Perdoda vranë me armë zjarri shtetasit Kol Murranin dhe Preng Simonin në vitin 2020, pas një konflikti për pronat.

Vëllai u arrestua pak ditë pas vrasjes, ndërsa Edmond Perdoda arriti t’ia mbathte.

Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA