Pamjet e para televizive nga qendra e Athinës tregojnë një zonë të tërë që duket sikur është bombarduar, dy ndërtesa thuajse të shkatërruara dhe makinat zjarrfikëse që operojnë aty pranë.
Ishte ora 06 e 30 e mëngjesit kur një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin grek në zonën pranë Shtyllave të Zeusit Olimpik në fillim të bulevardit Syggrou.
Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa vala goditëse përveç dëmeve ne ndërtese ka shkaktuar dëme në pallatin ngjitur ku ka shpërthyer edhe zjarr, janë thyer xhamat dhe janë shembur fasadat, por edhe ne shumë objekte në një distancë rreth 150 metra. Madje ka shkatërruar një taksi duke e shtyre disa metra larg ,per fat te mire pa lënduar drejtuesin e saj si dhe disa automjete te tjera te parkuara aty pranë.
“Në momentin e shpërthimit isha pikërisht përballë ndërtesës, ishte shumë i fortë, shikon ndërtesat përreth. Vala na hodhi dy korsi djathtas. Unë isha vetëm në rrugë, per fat nuk kishte asnjë problem qe te përplasesha me një makine tjetër”, u shpreh një taksist.
Ne vendngjarje kanë mbërritur dhe operuar 18 zjarrfikës me 6 automjete dhe një mjet special me shkallë.
Nga shpërthimi është plagosur një 78 vjecar me djegie ne duar e ne këmbe, i cili banonte ne katin e pare te nderteses ku ka ndodhur shpërthimi dhe menjehere është dërguar ne spital.
Nga hetimet e para prej specialisteve piroteknikë të policisë, te shërbimit zjarrfikës dhe te kompanisë se furnizimit me gaz, duket se ne zone ka rrjedhje te gazit,por ende nuk përcaktohet ne se ky është shkaku i shpërthimit, ndërkohe qe nuk është gjetur mbetje eksploziv.
Top Channel