Baza ajrore e Kuçovës prej vitit 1951 kur nisi të ndërtohej, ishte krenaria e regjimit komunist në një përballje të mundshme me imperializmin amerikan sic etiketoheshin SHBA.

31 vite pas rënies së komunizmit baza e Kuçovës prej sot do të jetë nën kontrollin e NATO-s pikërisht për ti shërbyer atyre për të cilët u ngrit ti luftonte.

Në ceremoninë e nisjes të punimeve ministri mbrojtjes Niko Peleshi tha se kjo bazë e NATO-s në vendin tonë con një mesazh të qartë në vendet jo mike me me aleancën, që kanë interesa në rajon.

Krahas rëndësisë gjeo politike kryeministri Edi Rama foli edhe për benefitet ekonomike të kësaj baze.

Edi Rama: Sot ne po shohim të realizuar një projekt, i cili, kur erdhi si lajm, ishte i pabesueshëm për shumëkënd. Më kujtohet fare mirë se sa shumë është përqeshur ai lajm dhe sa shumë komente mosbesuese janë bërë atëherë kur 3 vjet më parë, lajmi u bë publik dhe sa shumë është ndjekur në vijimësi ky proces nga komente dhe opinione, sipas të cilave, ky moment nuk do vinte kurrë dhe asnjëherë nuk do ndodhte që Kuçova të kthehej në një bazë ajrore ku do zbatohen 5 projekte të ndara në 3 paketa të rëndësishme dhe përveç përfitimeve në aspektin strategjik dhe ushtarak, do të impaktohet në mënyrë afatgjatë edhe ekonomia. Në aspektin social, po ashtu, zona e Kuçovës do ketë një përfitimin, si të ardhur nga qielli, në këtë çast.

Këta avionë Mig prodhim rus janë dëshmia historike e të shkuarës së bazës së Kuçovës. Pas rikonstruksionot nga këtu do të ngrihen avionët F17 për ti shërbyer NATOS atje ku do të jetë nevoja.

Tashmë në komandën qendrore të bazës së Kucovës valëvitet flamuri NATO. Për ushtarakët shqiptarë është një ditë historike. Ndërsa për ata qindra ushtarakë të cilët kanë punuar në të shkuarën mbase e pabesueshme që baza e ndërtuar me suportin e rusëve sot po transformohet nga amerikanet.

NATO ka vendosur të investojë, 51 milion dollarë për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës, ku përfshihet rikonstruksioni total i pistës dhe kullës, ndërtimi magazinave të karburantit e municionit. Pas tre vite punime bazë ushtarake do të jetë tërësisht funksione, për nisjen e fluturimeve të avionëve të saj.

Nga Baza ajrore e Natos Kucove për Top Channel Muhames Veliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA