Parandalohet krimi në familje në Përrenjas, burri lyen me benzinë bashkëshorten dhe i vendos flakën
23/06/2026 12:50
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Karkavec të Përrenjasit, ku një 67-vjeçare është dhunuar nga i shoqi, i cili me pas e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën.
Sipas policisë, shtetasi Gani Danga dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe i ka vënë flakën.
Ajo është transportuar në spital ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, Danga e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje.
Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel