Aksidenti tragjik që i mori jetën 22-vjeçarit në Ksamil, Policia Kufitare largon të gjitha mjetet lundruese nga zona, bllokohen 8 prej tyre

16/06/2026 16:47

Një ditë pas aksidentit tragjik në Gjirin e Ksamilit, ku humbi jetën 22-vjeçari Albino Kreçi, Policia Kufitare ka nisur largimin e të gjitha mjeteve lundruese që ndodheshin në zonën e ngjarjes.

Mesditën e kësaj të marte specialistë të ardhur nga Drejtoria e Policisë Kufitare Vlorë me ndihmën edhe të një vinçi kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të mjetit të aksidentit të ndodhur ditën e hënë në Ksamil ku humbi jetën 22 vjeçari Albion Kreçi.

Pas përplasjes me skafin e policisë mjeti u ça dhe për rrjedhojë u fundos. Mjeti u gjet në një thellësi prej 34 m dhe pas daljes nga uji mjeti është transportuar në vendbazimin e mjeteve të bllokuara në Ksamil dhe do të shërbejë si provë materiale për hetimin e ngjarjes.

Njëherazi sot nga Policia Kufitare e Sarandës gjatë kontrollit të ushtruar tek mjetet e ujit është bërë bllokimi i 8 mjeteve, 7 në Ksamil dhe 1 në Sarandë. Ndërkohë që mjetet e bllokuara janë sjellë në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme.

Top Channel