Zjarr edhe në Peshtan të Fierit, digjet një sipërfaqe me shkurre e lisa
26/07/2026 21:10
Një vatër zjarri ka rënë pasditen e sotme në kodrat e fshatit Peshtan, në Fier, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe lisa.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të Fierit kanë ndërhyrë në terren, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien e zjarrit nën kontroll.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Top Channel