“Jep dorëheqjen, duam qeveri teknike”, 57 ditë protestë para Kryeministrisë, tubuesit nuk tërhiqen nga kërkesat

26/07/2026 20:00

E hëna do të nisë me protestë.

Organizatorët njoftuan grumbullimin në sheshin “Skënderbej” që prej orës 8 të mëngjesit, për t’u drejtuar më pas drejt Kuvendit, ku është njoftuar një tjetër seancë plenare.

Në protestën e 57 poshtë godinës qeveritare, organizatorët përsëritën edhe njëherë se nuk pranojnë negociata me kryeministrin Edi Rama.

Thirrjet kryesore edhe në protestën e 57 në bulevard ishin për dorëheqjen e gjithë klasës politike. Protesta u mbyll me marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës.

Top Channel