Jemi përpjekur mes “Balkan Project” për të lidhur kombet e Ballkanit. Për të lidhur botën me Ballkanin. Për të rikthyer shqiptarët në vatrën e të parëve. Për të mbajtur mend dhe kuptuar se për të realizuar një ëndërr dhe mbajtur një amanet, duhet të jemi të gjithë bashkë.
Kësaj here, pas shumë udhëve në qytetet kryesore si Beograd, Stamboll, Koper, Medvegjë, Janinë, Ulqin, Tuz, Gjakovë, Prizren, Piran, Santorini, Qipro, Kretë, Mykonos, Strugë, Tivar, Dubrovnik etj…mbërritëm në Tetovë.
Ilnisa Agolli, befason se sa mikpritje, vizion, patriotizëm dhe perspektivë ka ky qytet dhe pse ikja e njerëzve nga sytë këmbët ndjehet në këto vise.
Por në Tetovë, mërgimtarët duket se nxisin zhvillimin kryesor të ekonomisë. Është një befasi se si një qytet i lulëzuar dikur, pas Luftës së Dytë Botërore kur fitoi karakteristika moderne si qendër ekonomike, administrativo-politike, apo kulturore-arsimore, sot mbetet thuajse si i pa vënë re.
Udha nis nga pika më e lartë, ku Top Channel edhe një herë tjetër ka në fokus shumë. Agolli e nis nga turizmi, në pistën më të madhe në Rajon, kalon tek gastronomia, tradita, objektet historike si Xhamia e Larme, kalanë, shtëpitë e vjetra, historinë bashkëkohore, patriotët tetovarë, themelimin e universitetit, protestat, kontributin e hoxhallarëve për arsimin etj. Për ta mbyllur me vizita në familje të banorëve. Bujaria dhe zemërgjerësia e këtyre njerëzve të lë pa fjalë. Banorët pas dokumentarit u shprehën: “Me finesë Ilnisa, përmes ‘Balkan Project’ di si të nxisë shqiptarizmën edhe në viset gjysmë të robëruara. Ajo meriton mollë ose mjaltë Tetove”.
Shikoni videon e plotë:
Top Channel