Koreja e Veriut konfirmoi përmes mediave shtetërore se lëshoi sot raketa me rreze të shkurtër të drejtuara taktike.
Një raport i agjencisë shtetërore KCNA thotë se ky është i fundit në një seri testesh raketore që kanë treguar zhvillimin e programit raketor të vendit, përcjell Reuters.
Raporti i KCNA erdhi një ditë pasi ushtria e Koresë Jugore njoftoi se Koreja Veriore kishte lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga aeroporti në kryeqytetin Phenian.
Agjencia KCNA raportoi gjithashtu se Akademia e Shkencave të Mbrojtjes së Koresë Veriore kreu një test të raketave të drejtuara taktike me rreze të shkurtër veprimi nga perëndimi i vendit dhe konfirmoi se objektivi ishte goditur saktësisht në një ishull në brigjet lindore të Koresë Veriore.
Zjarri i raketës testuese kishte për qëllim një vlerësim të veçantë të aftësive taktike të raketës së drejtuar dhe saktësisë së atij sistemi raketor me rreze të shkurtër), thuhet në deklaratën zyrtare të transmetuar nga KCNA.
Top Channel