Nja banesë ka marrë flakë mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibrakë, rreth orës 23:55.

Menjëherë sapo është marrë lajmërimi, janë nisur në vendngjarje mjetet zjarrfikëse dhe flakët janë fikur rreth orës 03: 30.

Fatmirësisht nuk të lënduar nga zjarri pasi dy fëmijët dhe një i moshuar janë shpëtuar nga pronari i ndërtesës.

Banesa ishte 2 katëshe me rreth 7 dhoma, dhe vetëm 2 dhoma në katin e parë kanë shpëtuar nga flakët, shto këtu dhe një makinë foristradë e parkuar pak më larg banesës duke e tërhequr me mjet zjarrfikës.

Zjarri ka nisur në çatinë e banesës dhe shkak besohet të jetë ndonjë shkëndijë elektrike.

Për shuarjen e zjarrit u punua me 4 mjete të Elbasanit dhe një nga Librazhdi dhe 13 zjarrfikës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA