Kaos në aeroport pak para ndeshjeve/ SHBA merr vendimin drastik ndaj heroit iraken që shkroi historinë pas 40 vitesh
Vedat Muriqi është një nga lojtarët që po përflitet më shumë për t’u larguar nga Lazio në merkaton e janarit.
Për shkak të mungesave të hapsirave në formacionin e skuadrës bardhekaltër, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës po mendon seriozisht largimin, madje Muriqi ka shprehur haptasi dëshirën për t’u rikthyer te Fenerbahce në Turqi, klubi tek i cili bomberi kosovar pati edhe shpërthimin e madh.
Pak ditë më parë Muriqi ishte i ftuar në një emision televiziv turk në Stamboll teksa deklaroi: “ Jemi shumë të lumtur që ndodhemi në këtë qytet. Si familje gjithmonë e kemi adhuruar Stambollin pasi një qytet magjik. Vimë këtu sa herë mundemi edhe pse mund të kem vetëm 1 ose dy ditë pushim”, ka deklaruar sulmuesi kosovar ndërkohë që bashkëshortja e Muriqit me një postim në rrjetet sociale ka shkuar edhe më tej.
“Nuk kam qenë asnjëherë e kënaqur në Romë. Dua të kthehem në Stamboll dhe të lexoj mendjen e presidentit të Fenerbahces”, shkruan ajo në rrjetet. Me pak fjalë familja e Muriqit dhe vetë lojtari kanë shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer në Stamboll duke i bërë thirrje Fenerbahces në një farë mënyre të shpejtojë.
Top Channel