Drita e mbyll me Vucaj, mesfushori një opsion më shumë për Superioren

10/01/2022 20:07

Klubi i Dritës ka njoftuar së fundmi se ka mbyllur marrëveshjen me mesfushorin Erjon Vucaj, i cili ishte pjesë e klubit të Kosovës nga viti 2018.

31-vjeçari, ishte kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Dritën teksa në sezonin 2019-2020, ka fituar edhe titullin kampion me kosovarët.

Tashmë, Vucaj kthehet në një opsion më shumë në merkaton e janarit për klubet e Abissnet Superiore, duke qenë se shkodrani ka një eksperiencë të madhe në kampionatin vendas ndërsa më parë është aktivizuar me Laçin, Tiranën apo edhe Vllazninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA