Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin mot me reshje, por reshjet nuk do të jenë në sasi të konsiderueshme.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 05°C në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 18°C.

Era do të fryjë në drejtim Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 09°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA