Shtatori, rikthimi në rutinë: Si ta bëni kalimin nga pushimet në zyrë më të lehtë
Jugu i Shqipërisë këtë verë nuk ishte vetëm destinacioni klasik për detin, perëndimet dhe fundjavat e gjata. Për mijëra të rritur, Riviera u kthye në një skenë të gjallë ku muzika, kreativiteti dhe eksperiencat u bashkuan në dy prej eventeve më të komentuar të sezonit.
Përtej ritmit të muzikës dhe energjisë së skenës, hapësirat IQOS ofruan një ambient të dedikuar për përdoruesit e rritur të produkteve me nikotinë. Të konceptuara si vende ku të ftuarit mund të ndaleshin për pak çaste, të socializonin dhe të përfshiheshin në eksperienca interaktive, këto hapësira u integruan natyrshëm në

Një prej tyre ishte Zamna on the Beach, eventi i muzikës elektronike që për të dytin vit radhazi solli në Shqipëri atmosferën e festivalit ndërkombëtar të njohur për kombinimin e muzikës me destinacionet ekzotike. Për dy ditë, nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, Moyo Beach u kthye në një pikë takimi për të apasionuarit pas muzikës elektronike, me një lineup artistësh vendas dhe ndërkombëtarë dhe një atmosferë që ndryshonte bashkë me perëndimin e diellit.

Në të njëjtin destinacion, një tjetër event i madh mblodhi mijëra njerëz për një natë ku muzika ishte vetëm fillimi. Atmosfera në Moyo u shoqërua me performancën e një prej emrave më të njohur të skenës elektronike, ndërsa hapësirat e IQOS u kthyen në disa prej pikave më të frekuentuara të eventit.ku aktivitetet krijuan një tjetër ritëm paralel me atë të skenës. Të ftuarit mund të sfidonin përqendrimin, të krijonin kujtime përmes fotove dhe të shijonin një hapësirë të konceptuar për të qenë pjesë e eksperiencës.

Në një verë ku eventet po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e mënyrës se si përjetohet Riviera, këto dy momente treguan se një festival nuk përfundon vetëm te muzika. Është atmosfera, njerëzit, detajet dhe ato momente spontane që mbeten gjatë edhe pasi muzika fiket.
Dhe nëse këtë verë Jugu kishte një kolonë zanore, Moyo Beach ishte padyshim një nga adresat ku ajo u dëgjua më fort.

Top Channel