Labova, tetë muaj pa rrugë/ Familjet jetojnë në kasolle, dimri rrezikon izolimin e plotë të fshatit

29/09/2026 12:18

Prej 8 muajsh, banorët e Labovës së Madhe përballen me një rrugë tërësisht të pakalueshme.

Asnjë ndërhyrje nuk është bërë për rehabilitimin e saj, ndërsa banorët thonë se janë lënë në mëshirë të fatit. Dy banesa kanë mbetur të pabanuara, ndërsa familjet detyrohen të qëndrojnë në kasolle, në kushte të vështira jetese.

Situata bëhet edhe më alarmante me afrimin e dimrit. Rruga alternative është e vështirë dhe, me reshjet, bëhet e pakalueshme. Kjo rrezikon ta izolojë plotësisht fshatin. Edhe rastet emergjente shëndetësore janë kthyer në një problem serioz. Kur një banor sëmuret, transporti bëhet me krah, pasi rruga nuk lejon kalimin e automjeteve.

Prej 8 muajsh banorët presin një ndërhyrje, por rruga vijon të jetë e pakalueshme. Tashmë ata kërkojnë zgjidhje para se dimri ta bëjë situatën edhe më të rëndë. Të izoluar janë edhe banorët e Labovës seë vogël.

Top Channel