2022 i Bayern Munich nisi në mënyrën më të keqe të mundshme. Me 14 mungesa për shkak të Covid, dëmtimeve dhe grumbullimeve me kombëtaret, Nagelsmann kishte në dispozicion, vetëm 10 lojtarë nga skuadra e parë.

Megjithatë ndeshja e Bayernit nisi mirë me Lewandowskin që zhbllokoi shifrat shumë shpejt. Por brenda pjesës së parë miqtë nga Gladbach që nuk kishin shumë probleme me mungesat përmbysën shifrat, falë golave të Neuhaus dhe Lainer.

Deri në fund pavarsisht se Bayerni u përpoq të ndryshonte sërish rezultatin për ta kthyer në favor nuk pati fat dhe e nisi vitin me humbje. Por pavarsisht disfatës Bayerni kryeson i qetë Bundesligan pas 18 javësh me 43 pikë, 9 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA