Në studion e emisionit Top Talk, në Top Channel, është diskutuar publikimi i rrogave të qytetarëve si ata që punojnë në sektorin publik edhe ata që punojnë në sektorin privat.

Avokatja Enida Bozheku ndan mendimin se dalja e pagave është një ngjarje aksidentale, duke përjashtuar kështu faktin se mund të kishte dalë nga eksponentë të qeverisë.

Une nuk mendoj se kjo ka dalë aksidentalisht. Mendoj që është me qëllim, ka interesa që do ti interesonte shumë një mllef politik qytetar. Nuk mendoj që ka dalë nga qeveria për interes të qeverisë”, tha Bozheku.

Ekonomisti Soko i pyetur nëse publikimi i rrogave është aksidental apo jo u përgjigj: “jo nuk është aksidentale. Ato kanë dalë nga qeveria. Skandale të telekomanduara i quaj unë dhe një skandal i telekomanduar i fundit ka qenë mbushja e Durrësit me plehra në pikun e sezonit turistik. U mbush Durrësi me plehra dhe në fund fare doli qeveria dhe tha tani un jam shpëtimtari”, tha Soko.

Top Channel